"Këshku e vurië bombën te VEFA"
Banda terroriste në kater vjet, 26 krime
Milishti i Brendshëm Shamaja tregon mekanizmin e funksionimit të organizatës
Mentor Kikia
TIRANË - Dëshmia tronditëse e njeriut që për tri vjet ka qenë një prej organizatorëve dhe bashkëpunëtorëve të bandës terroriste, ka zbuluar mekanizmin dhe mënyrën e funksionimit të kësaj organizate. Milishti i Brendshëm i dënuar me 26 vjet burgim, në dëshminë e tij me gjashtëmbëdhjetë faqe, ka denoncuar gjithë zinxhirin e funksionimit të saj duke filluar që nga urdhëruesit deri tek ekzekutorët.
Në seancën e djeshme në Gjykatën e Tiranës, ku po zhvillohet procesi ndaj 11 anëtarëve të organizatës së njohur me emrin "Hakmarrja për Drejtësi", dëshmoi për afro tre orë Viktor Koçi i njohur ndryshe me nofkën "Këshku", një prej të pandehurve për vendosjen e bombës në selinë e fondacionit "VEFA", ku humbën jetën pesë persona. Në listën e krimeve të kryera nga kjo organizatë janë futur dy ekzekutimet me bombë në qendër të Tiranës në ndodhën e stacionit të trenit dhe në hyrjen e Presidencës, për të cilat mbetën të vrarë shtatë persona, dhe nënkolonelët e SHIK-ut Bashkim Gazidede e Agron Haklaj [?].
TIRANË - Organizata terroriste "Hakmarrja për Drejtësi" është krijuar për të realizuar rrëmbimin e ish-kryeministrit Vilson Ahmeti. Këtë e ka pohuar dje para Gjykatës së Tiranës ish-milishti i dënuar me 26 vjet burgim, Viktor Koçi. Sipas tij, pjesa më e madhe e planit për realizimin e këtij aksioni ishte organizuar në shtetin fqinj, Greqi, ku disa nga anëtarët e organizatës strehoheshin. Ai u kthye në Tiranë me urdhërin e Abdulselam Tates, me qëllim për të bërë gati rrëmbimin e Vilson Ahmetit. Një prej personave që vinte në dijeni ishte edhe Aleksandër Elezi, i akuzuar për vendosjen e bombës në stacionin e trenit. Ai së bashku me Abdulselam Taten bënë planin për të rrëmbyer ish-kryeministrin. Sipas dëshmisë, e gjithë organizata kishte kontakte me SHIK-un dhe me deputetë të Partisë Demokratike. Në sallën e gjyqit u përmendën edhe emrat e Dylgjer Vatës dhe Beqir Ballukut [?].
Shpërthimi i autobombës tek "VEFA". (Lart) portreti i njërit prej organizatorëve të saj.